Krijimi dhe mirëmbajtja
Në variacionin e rrjeteve sociale lidhëse midis një kompanie të caktuar dhe klienteles, imazhi në Social media është i barazvlefshëm me një kartë digitale identiteti. Përmes sjelljes dhe qasjes në rrjete sociale palët e tjera arrijnë të marrin jo vetëm informacionin e duhur por “të servirur bukur” në sytë e lexuesve. Komunikimi dhe imazhi në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Tik Tok etj në kohët aktuale përbën impaktin kryesor tek vizitorët që shohin për herë të parë faqet tuaja. Ne ofrojmë shërbim të plotë të krijimit, zhvillimit, mirëmbajtjes të rrjeteve tuaja sociale, duke i dhënë peshën e duhur çdo elementi tërheqës të shërbimeve që ju ofroni.
Zhvillimi dhe planifikimi
Postimet rreth shërbimeve që një biznes ofron organizohen në bazë të një plani editorial javor/mujor duke ruajtur në çdo moment kretivitetin dhe profesionalizmin në dizajn përmes banerave, në fotot që përcjellin mesazhin e dëshiruar dhe në përshkrimin gramatikor.
Planifikimi dhe organizimi është një element mjaft i rëndësishëm dhe pjesë e analizës mbi zhvillimin e një faqeje të një biznesi. Një nga detyrat kryesore është publikimi në oraret e studiuara si orare me interes dhe shikueshmëri të lartë, në bazë të grupmoshave, gjinisë, lokacionit etj.