Brand

Nomenclators (bless me with a name)

Ke një ide biznesi por të duhet ndihmë në implementim? Ideja jote ende nuk e ka një emër të gjetur? Emri është elementi kryesor i një biznesi, përmes të cilit ju do mund të transmetoni tek klientët tuaj gjithcka përfaqëson biznesi që ju dëshironi të zhvilloni. Shpeshherë emri ka rezultuar në marketingun më të mirë të një biznesi ndaj është shumë e rëndësishme që përfaqësimi tek të tretë të jetë sa më dinjitoz, brenda kornizave të shërbimit por dhe standartit duke sfiduar njëkohësisht konkurrencën tuaj. Tregoni ëndrrën tuaj dhe ne i vëmë asaj një emër!

Slogan

Ekziston një fjali në këtë botë që mund të të dallojë nga të tjerët, thjesht duhet renditur dhe ndërtuar me fjalë që i ka shpikur njerëzimi. Slogani është një frazë e shkurtër e përdorur në një kontekst reklamimi që nxjerr në pah imazhin e biznesit tuaj! Nuk është çudi nëse shumë njerëz do mbajnë në kujtesë sloganin juaj ndaj duhet të jetë një gjetje ekspresive e cilësisë dhe që vë në pah shërbimin.

Logo

Logoja është elementi i dytë identifikues i një marke përmes të cilës do të njiheni në fushën tuaj të veprimit. Gjithcka thuhet në emër, në slogan, në produkt duhet të thërrasë edhe vizualisht përmes logos suaj përfaqësuese. https://onetime.al/wp-content/uploads/2021/03/reels-1.mp4